Dënimi i komisionerëve, Ristani: Gjoba është qesharake, duhet dënim i rëndë

Në kulmin e diskutimeve për krizën politike në vend, kur Prokuroria ka dhënë edhe masat e para ndaj atyre komisionerëve që kanë shkelur ligjin, kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Arben Ristani thotë se masat ndaj komisionerëve janë jo ato të merituara. Z.Ristani tha se gjoba ndaj shkelësve të ligjit në rastin konkret është mjaft e ulët kur dihet rëndësia e këtyre veprimeve.
Kreu i KQZ-së thotë se institucioni përgjegjës për rëndësinë e zgjedhjeve është brenda afateve ligjore për të djegur fletët e votimit por ka preferuar të mos i hedh më shumë benzinë zjarrit.
Sipas kreut të KQZ-së janë bërë disa kallzime të tjera penale të cilat janë në proces, ndërsa argumenton se lidhur me pretendimet e Partisë Demokristiane, KQZ ka zbatuar ligjin duke vënë në dispozicion të gjithë provat materiale të kërkuara nga pushteti gjyqësor.