E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: SHBA na mbështet për Integrimin

Tiranë- Kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat i është referuar vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas kryeministrit vizita në SHBA ishte tepër e rëndësishme pasi ka arritur të marrë mbështetjen për antarsimin europian.

Shpreha mirënjohjen më të thellë ndaj mbështetjes së jashtëzakonshme që qeveria e SHBA i ka dhënë dhe i jep shqiptarëve në përpjekjet e tyre për konsolidimin e shtetit ligjor si dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat. Ky një takim i dobishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, është një shanc i madh vullneti dhe gatishmëria e SHBA për të ndihmuar në rrugën e integrimit, në rrugën e konsolidimit të demokracisë- tha ai.

Gjithashtu ai tha se në takimet me zyrtarët amerikanë ka diskutuar edhe për luftën kundër korrupsionit dhe heqjen e imunitetit të deputetëve.

Lufta kundër korrupsionit dhe heqja e imunitetit në mënyrë që të ketë barazi para ligjit dhe përgjegjësi para ligjit në mënyrë të barabartë. Ka një gadishmëri të madhe për të na ndihmuar në luftën kundër korrupsionit, pasi suksesi i projekteve të financuara nga taksapaguesit amerikanë deri më sot kanë bërë të mundur hapjen e një kapitulli të ri për Shqipërinë në këtë luftë siç janë one stop shop, taksa elektronike, etj. Një gadishmëri e plotë, gjykata administrative, të cilën komisioni i ligjeve e miratoi dhe shumë projekte të tjera të rëndësishme,- deklaroi Berisha.

Më tej Berisha foli edhe për takimin me sekretaren Clinton, e cila sipas tij i ka kërkuar plotësimin e kritereve për antarsaimin e shpejtë në BE.

Në takim u vu theksi tek përpjekjet e Shqipërisë për integrimin në BE dhe sekretarja Klinton theksoi domosdoshmërinë e plotësimit të kërkesave të BE-së në mënyrë që të bëhet i mundur vendimi që presin mbarë shqiptarët anëtarësimi në BE tha ai.

Po ashtu duke marrë shembullin amerikan,  ai ka kërkuar që edhe në Shqipëri të ndërtohet bordi kundër torturave dhe barbarizmave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›