E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universiteti i Sporteve pa rektor, përplasje PD- PS

Tiranë- Zgjedhja e rektorit në Universitetin e Sporteve ka hapur debate të shumta mes dy grupeve politike sot në Komisionin e Medias dhe Edukimit.

Deputeti i PS- së, Fidel Ylli, ka paraqitur në komision një procesverbal, ku ka deklaruarse shkeljet në këtë universitet kanë një kosto prej miliona lekësh.

Dëmi ekonomik që është shkaktuar nga këto shkelje të mbledhura bashkë shkon në miliona lekë. Edhe rastin flagrant të shpërblimit 117 mijë lekë neto që rektori i ka dhënë vetes vetëm me vendim të firmosur nga ai, pa u miratuar nga Ministria e Arsimit,- deklaroi Ylli.

Ndërsa deputeti demokrat, Mark Marku, u shpreh se nuk mund të gjykohet askush pa patur prova, dhe kjo është puna e drejtësisë.

Këto janë çështje të prokurorisë, të KLSH-së, nuk janë çështje të komisionit dhe nuk mund ti bëjmë denigrim publik asnjë personi pa pasur prova të qarta ligjore- tha Marku.

Debatet ishin tepër të forta, dhe demokratët braktisën dy herë mbledhjen. Ndërkohë ky universitet ishte i vetmi që nuk votoi për zgjedhjen e rektorit, në zgjedhjet akademike të shkurtit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›