Berisha-Sanino Qeveria ka vullnet te plote per permbushjen e 12 prioriteteve te BE-se
Kryeministri Berisha priti sot në takim Stefano Sanninon, Drejtor i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian.
Sannino e falënderoi Kryeministrin për pritjen, si dhe për përpjekjet dhe qëndrimet konstruktive në lidhje me përmbushjen e prioriteteve të përcaktuara nga Komisioni Evropian.
Ai vlerësoi hapat e bërë kohët e fundit në drejtim të zgjidhjes së një numri çështjesh të shtuara nga prioritetet e BE-së.
Nga ana e tij, Berisha e falënderoi zotin Sannino dhe delegacionin e BE-së për kontributin e dhënë në çuarjen përpara të dialogut dhe gjetjen e zgjidhjeve të nevojshme, në kuadër të trajtimit të rekomandimeve të KE-së. Kryeministri vlerësoi se puna e mirë dhe arritjet e kohëve të fundit kanë hasur në vështirësi të cilat kapërcehen me dialog konstruktiv.
Ai e siguroi zotin Sannino se qeveria shqiptare ka vullnet të plotë për të finalizuar me sukses të gjitha përpjekjet për përmbushjen e 12 prioriteteve dhe se maxhoranca do të tregojë vullnet maksimal në gjetjen e konsensusit, duke respektuar parimet, standardet dhe rregullat në fuqi.