E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: S`do lejohet bllokimi i Kuvendit

Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se opozitës i garantohen çdo e drejtë, por nuk do të lejohet që të bllokohet Parlamenti.


“Jam sot këtu për të garantuar opozitën shqiptare se në këtë parlament në çdo institucion, në çdo vend, në çdo moment do ketë të garantuara, plotësisht dhe tërësisht çdo liri dhe të drejtë që iu takon. Liritë dhe të drejtat për këtë shumicë, qëndrojnë dhe do qëndrojnë si shtyllë e çeliktë në themelet e republikës. Do të garantojë qytetarët shqiptarë dhe ligji dhe vetëm ligji do të rregullojë çdo marrëdhënie në këtë vend, midis shtetit dhe qytetarëve, midis partive politike në institucionet e këtij vendi. Opozita e vendit ka organizuar nga viti 1730 protesta dhe e garantoj se edhe të tjera paqësore do të garantohen, por gjithashtu ligji do të veprojë në mënyrën më të vendosur ndaj çdo dhunimi të rendit dhe funksioneve kushtetuese”, tha Berisha.

Gjithashtu kryeministri Berisha ka deklaruar se ndryshimet në rregullore nuk bëhen për të kufizuar fjalën e opozitës por përkundrazi opozita do të ketë një orë për të debatuar në Kuvend.
 

“Neni që lejon një orë debate nuk do të ndryshohet, por nuk do të lejoheni të bllokoni Parlamentin. Ligji do të veprojë. Ju do të keni të drejtë që të diskutoni por nuk do të mund të bllokoni këtë parlament. Nuk do të lejohet asnjë lloj abuzimi dhe në këtë Parlament do të sundojë ligji” theksoi Berisha.
 

Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se nëse opozita ka vullnetin për të ndryshuar Kushtetutën atëherë ndryshimi i rregullores do të jetë provizor.
 

“Sillni amendimin e Kushtetutës dhe unë këtu ju garnatoj ju se amendamenti i rregullores se do jetë provizor” theksoi më tej Berisha.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›