Kuvend, ndërpritet seanca pas tensioneve në sallë
Është ndërprerë seanca plenare e Kuvendit pas tensioneve në sallë.
Pas fjalës së Kryeministrit ka kërkuar fjalën kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi por kryetarja e Kuvendit nuk i ka dhënë fjalën duke kërkuar të kalohet në votimin e prezencës për tu shprehur me votë ndaj imunitetit të deputetit Ilir Meta.
Pas shumë replikave deputetët e opozitës janë ngritur para foltores dhe kryetarja e Kuvendit ka deklaruar ndërprerjen e seancës për disa minuta.