E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerdeci Topi Do analizohet procedura

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka vënë theksin tek çështja e “Gerdecit” gjatë fjalës së tij në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Ai ka theksuar se për këtë çështje është bërë një kontroll i proçesit nga një bashkëpunim mes KLD-së dhe Ministrisë së Drejtësisë.

“Padyshim janë disa çështje që marrin një rëndësi të veçantë dhe bëhen objekt i diskutimeve qytetare dhe futjen në fokusin e këtu e kam fjalën për proçesin e tragjedisë së Gërdecit, ku të gjithë se bashku e kemi trajtuar si temë, me përgjegjësitë institucionale që ka KLD për ta monitoruar këtë proçes, në mënyrë që kjo tragjedi e cila më 15 mars, mbush 3 vjetorin e vetë, do të trajtohet në mënyrë të drejtë dhe efikase. KLD dhe Ministria e Drejtesisë kanë pasur preokupacionin e duhur dhe është rënë dakord që të punohet bashkarisht për të inspektuar gjykatat shqiptare. Une do ta ndjek së bashku me ju, për të parë të gjithë proçedurat që janë realizuar, sa kompatibël kanë qenë me ligjin, moralin e gjyqtarëve”, tha Topi.

“Çdo çështje gjyqësore nuk duhet të trajtohen si çështje qendrore dhe periferike, por duhet të trajtohen njësoj me të gjitha standardet”, theksoi ai.

Kreu i Shtetit duke folur për çështjen e imunitetit të gjyqtarëve, ka theksuar se në një shoqëri të hapur, imuniteti nuk ka vlerë.

“Janë bërë shumë apele kohë pas kohe. Duhet të ndajmë disponibilitetin e KLD-së dhe gjyqtarëve, por kjo duhet të institucionalizohet. KLD të shprehet haptas për këtë. Në një shoqëri të hapur, imuniteti është i pavlefshëm”, deklaroi Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›