Berisha: Shëndetësia dixhitale, prioritet i qeverisë
Shëndetësia dixhitale, është një nga projektet të qeverisë shqiptare në 2 vitet që do vijën. Kështu është shprehur kryeministri berisha në ceremoninë e inagurimit të telemjekësisë në Qëndrën Spitalore “Nënë Tereza” në kryeqytet.
Sipas tij projekti "Shëndetësia dixhitale” synon të përmirësojë ndjeshëm sistemin shëndetor dhe të vendosë mbi baza të reja menaxhimin e këtij sistemi.
“Historia e suksesit është e lidhur me atë të menaxhimit” ka theksuar Berisha ndërsa ka shtuar se telemjekësia hap një kapitull të ri në diagnostikimin, formimin dhe komunikimin e tërë sitemit tonë shëndetësor.
Sipas Berishës falë kësaj teknologjie e gjithë bota është në funksion të një të sëmuri dhe ky është shans i jashtëzakonshëm për shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimi e dijes në fushën mjekësore.
Sipas Berishës, projekti ëndërr, që realizohet në kohë rekord që shtrihet në 6 qarqe të vendit dhe bën përgatitjet për tu shtrirë dhe në 6 të tjera.
“Ai do lidhë Korcën sot me kryeqendrën botërore të mjekësisë, do lidhë Kukësin me Baltimorën, do bëjë që të sëmurët të mund të kenë mendimin më të kualifikuar të kohës”- tha Berisha.
Ai falenderoi USAID-in dhe SHBA për dhuratën e shkëlqyer për shqiptarët dhe pjesën më në nevojë të tyre, të të sëmurëve.