E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanoviç: KFOR-i ka shtënë në drejtim të serbëve

Sekretari shtetëror në ministrinë serbe për Kosovën, Olliver Ivanoviç, ka thënë sot se aksioni i KFOR-it është për t`u gjykuar, meqënëse ushtarët e KFOR-it kanë qëlluar në drejtim të serbëve në barrikadat në Jarina.

Ivanoviç ka vizituar disa nga serbët që po protestonin në afërsi të telave me gjemba, të vendosur nga KFOR-i.

“Këto janë protesta paqësore, ushtarët nuk kanë qenë të rrezikuar dhe nuk bëhet fjalë për një zonë të cilin ata formalisht e mbikqyrin, por bëhet fjalë për rrugën alternative, të cilën qytetarët vetë e kanë trasuar dhe këto rrugë mund të jenë të shumta. A do të thotë kjo se në çdo rrugë të këtillë do të shtihet me armë?”, ka thënë Ivanoviç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›