Berisha: Shengjini pjese e nje projekti rajonal turistik
Shengjin, perurohet shetitorja Uillson ne celje te sezonit turistik
Kryeministri Sali Berisha mori pjese dje ne ceremonine e celjes se sezonit turistik ne Shengjin, qe u shoqerua edhe me inaugurimin e rindertimit te shetitores pergjate bregut, investim me vlere 160 milione leke. Shetitorja, qe mban emrin e Presidentit Amerikan Uillson, u inaugurua ne pranine edhe te dy ish-presidenteve, atij Kroat, Stipe Mesic dhe Kosovar, Fatmir Sejdiu dhe perfaqesues te trupit diplomatik, para te cileve, kreu i qeverise tha se Shengjini do te jete pjese e nje projekti rajonal turistik qe shtrihet deri ne Ulqin, si dhe premtoi shtimin e investimeve ne interes te qytetareve e pushuesve. “Une jam ketu per t’u zotuar para jush se nga projektet me te para qe do te filloje do te jete bashkimi i Shengjinit me Velipojen dhe per te ecur me tej drejt Ulqinit. Ulqini, Velipoja e Shengjini perbejne ndofta nje nga ansamblet me te jashtezakonshem turistik te te gjithe detit Adriatik. Uji, rera, mikroklima e cdo gje tjeter jane unike, te jashtezakonshme, ne kete ansambel te mrekullise se vertete natyrore bregdetare”, - premtoi kreu i qeverise. Ai shtoi gjithashtu se se shpejti do te inaugurohet edhe terminali i ri i Portit te Shengjinit dhe garantoi se kater vitet qe vijne, investimet ne kete zone do te jene shume me te medha, ne interesin me te mire te qytetareve te saj. Ai permendi se gjate ketyre viteve, investimet ne te gjithe Qarkun e Lezhes jane 15 here me shume se periudha e qeverisjes socialiste. Shetitorja, qe mban emrin e presidentit amerikan Uillson, iu shtua investimeve te tjera te kryera vitet e fundit ne Shengjin si rikonstruksioni i rruges autostrade-Ishull Shengjin, me vlere 30 milione leke, ndertimi i rruges Shengjin–Kune, me vlere 4 milione euro, rrjeti i sistemit te kanalizimeve ne zonen e Shengjinit, me vlere 4milione euro, te cilat e kane shnderruar Shengjinin ne nje pol te rendesishem turistik. Kryeministri vleresoi se bulevardi i ndertuar buze detit, perben simbolin me te arrire te respektit ndaj qytetareve qe kalojne pushimet ne kete qytet.
PREMTIMI
“Une jam ketu per t’u zotuar para jush se nga projektet me te para qe do te filloje do te jete bashkimi i Shengjinit me Velipojen dhe per te ecur me tej drejt Ulqinit. Ulqini, Velipoja e Shengjini perbejne ndofta nje nga ansamblet me te jashtezakonshem turistik te te gjithe detit Adriatik. Uji, rera, mikroklima e cdo gje tjeter jane unike, te jashtezakonshme, ne kete ansambel te mrekullise se vertete natyrore bregdetare”, - u shpreh dje kryeministri Sali Berisha ne Shengjin.