Rama ne Gjirokaster: Tenderet do i bejne spitalet jo me Ministria e Shendetesise Qamil Xhani
Partia Socialiste vec ceshtjeve ekonomike ka hapur dje nje tjeter debat me aleatin e saj Levizjen Socialiste per Integrim. Ne takimin e zhvilluar ne Qarkun e Gjirokastres, kreu i PS, Edi Rama tha se shmangia e korrupsionit nga spitalet mund behet me heqjen e tendereve nga Ministria e Shendetesise dhe dhenien e tyre spitaleve. “Ne do te vendosim nje sistem te ri duke nderruar sistemin e menaxhimit te spitalit, do t’i kthejme spitalet ne ndermarrje spitalore, do t’i japim mjekut me shume autonomi, me shume te drejta. Jo qe te beje tenderet e ilaceve, tenderet e shiringave, tenderet e carcafeve Ministria e Shendetesise. Asnje tender Ministria e Shendetesise. Buxheti do t’ia kaloje spitaleve, spitali do ta menaxhoje buxhetin vet”,- u shpreh kreu i PS-se. Propozimi i Rames bie ne kundershtim me programin dhe modelin e propozuar nga LSI-ja gjate kohes qe perfaqesuesit e saj drejtonin Ministrine e Shendetesise. Ish-ministri i LSI-se, Vangjel Tavo gjate kohes qe ishte ne krye te Ministrise kerkoi qe tenderet e barnave te beheshin nga Ministria. Sipas tij, drejtorite e spitaleve nuk ishin efikase ne proceduren e tendereve dhe shpesh here spitalet mbeteshin pa barna. Nderkohe qe kreu i PS-se propozon nje model krejtesisht te kundert per shendetesine, duke dale kunder aleatit me te ri ne koalicion dhe duke nisur nje tjeter perplasje. Po dje Rama tha se reforma ne shendetesi do te mundesoje eliminimin e korrupsionit. “Kjo eshte skema jone. Keshtu, ne do te ulim dhe korrupsionin ne shendetesi sepse cdo qytetar do ta dije qe dera e spitalit do ti hapet ne te dyja kanatat sipas nevojes, do ta dije qe kur shkon tek doktori eshte shteti ai qe paguan dhe nuk ka nevoje te nxjerri ai leke nga xhepi”,- u shpreh Rama.
Po dje, kreu i PS-se ka zhvilluar takime ne fshatin Dervican te Gjirokastres, i cili banohet kryesisht nga minoritare grek. Rama ka akuzuar perfaqesuesin e PD-se ne kete zone Spiro Ksera, duke u shprehur se ai nuk perfaqeson interesat e tyre. “Mos i jepni asnje vote atij Spiro Kseres, keta lloj tradhtaresh i kam zet, qe perfaqesojne nje interes me te madh se nje parti, qe moren vote per te mbrojtur interesat e minoritareve dhe e katandisin besimin thjesht ne nje kartemonedhe per te bere pazar, per te zene nje karrige qe i ben fresk Saliut e per te shtuar ca kile me shume. Nuk e di pse duhet ta votoni Spiron, 8 vjet nuk ka bere asgje per ju. Tani qe PD do humbase, c’ju duhet Spiro juve? Pse ta hidhni voten dem per nje personazh qesharak, e ka diskretituar kauzen tuaj. Interesi juaj shkon pertej partive”,- tha kryetari i PS-se, Edi Rama. Ne takimet e zhvilluara dje ne Gjirokster, Permet dhe Tepelene Rama ka perseritur apelin e tij per pjesemarrjen e me shume njerezve ne votime.