Berisha: Shitja e truallit në qendër të Tiranës, fond për ish-pronarët
Kryeministri Berisha paralajmëroi në mbledhje qeverie publikimin e gjithë dokumentave, të cilat provojnë sikundër tha, se toka që ndodhet mes Rrugës së Durrësit me atë të Kavajës përfshirë dhe Dhomën e Tregtisë është publike. Kryeministri ngarkoi për këtë ministrat Olldashi e Prifti duke theksuar se falsifikatorët e mbrojtësit e tyre do të marrin përgjigje ligjore.
Kryeministri paralajmëroi dhe shitjen e kësaj toke bazuar në atë çfarë parashkon ligji në rastet e shitjes së pronës publike. Të gjitha paratë do të shkojnë në fondin e kompesimit të ish-pronarëve.
Mbledhjen e qeverisë kryeministri Berisha e nisi me vlerësimin për ratifikimin e Traktatit të Lisbonës nga të gjitha vendet anëtare të unionit, përfshirë tashmë edhe Çekinë.
Kryeministri e cilësoi ditë historike si dhe përgjigjen më të mirë ndaj skeptikëve të zgjerimit të Bashkimit Europian. Në takimin e përjavshëm me kabinetin qeveritar kryeministri Sali Berisha tha se viti 2010 do të shënojë fillimin e procesit të rregjistrimit të popullsisë dhe pronave.