Champions në Tv Klan e Supersport
Superndeshja Milan – Real Madrid ka përfunduar me rezultatin 1 – 1, Manchester dhe Chelsea kanë barazuar ndërsa Bayern është mundur nga Bordeaux në Mynih. Ky ka qenë verdikti i natës së mbrëmshme të Uefa Champions League. Përballjet e djeshme të transmetuar nga Supersport e Klan kanë vendosur dhe ekipet e para që janë kualifikuar në turin tjetër. Bordeaux, Manchester United, Chelsea e Porto tashmë duhet të luftojnë vetëm për vendin e parë.
Ndeshja e “San Siro” është mbyllur me nga një gol për secilin ekip ku Real ka zotëruar lojën në minutat e para ndërsa vendasit ishin më të përqendruar në pjesën e dytë. Shënuesit e kësaj sfide të shumëpritur ishin Benzema dhe Ronaldinho. Sfida tjetër e grupit C, Marseille – Zurich përfundoi me rezultatin e thellë 6 – 1. Çështja kualifikim mbetet ende e hapur për të gjithë kur kanë mbetur edhe 2 ndeshje.
Në grupin B Manchester United që kryeson ka rrezikuar të humbasë me CSKA Moskva. Në përfundim rezultati ka qenë barazimi 3 – 3 falë 2 golave në fund nga Scholes dhe Valencia. Në sfidën tjetër të grupit B që u transmetua në TV Klan, Ëolfsburg ka mundur 3 – 0 Besiktas në Stamboll. Skuadra turke tani nuk ka më shans për të shkuar më tej në Champions League.
Në grupin D ekipi kryesues Chelsea ka patur ndalesën e parë në Madrid duke barazuar 2 – 2 me Atletico. Golat e këtij takimi janë shënuar nga Aguerro për vendasit dhe Drogba për miqtë. Fitore minimale 1 – 0 për Porto por shumë e vlefshme ndaj Apoel në Nikosia. Skuadra e Altin Haxhit tani duhet të luftojë vetëm për një vend në Europa League.
Në grupin A, Bordeaux ka tregaur se e meriton vendin e parë duke mundur me rezultatin 2 – 0 në fushën e tij Bayern Munchen. Camoranesi ka zgjidhur me golin e tij suksesin e Juve ndaj Maccabi Haifa. Bardhezinjve tani i nevojitet vetëm 1 fitore për të kaluar në turin tjetër.