Champions: Sonte magjia futbollistike në Klan e Supersport
Ndeshjet në grupe të Ligës së Kampioneve janë një fazë që mund të vendosin skuadrat e para që do të kualifikohen në turin tjetër. Manchester United dhe Chelsea me një fitore do të siguronin pikët që mjaftojnë për të qëndruan në një nga vendet e para, një dilemë që do të marrë përgjigje si gjithnjë në Supersport dhe Klan. Qershia mbi tortë do të jetë padyshim ndeshja e “San Siro” mes Milan dhe Real Madrid. Disfata në takimin e parë dhe kreu i grupit C ka bërë që trajneri madrilenëve Manuel Pellegrini të kërkojë maksimumin nga minuta e parë. Milan nga ana tjetër prej 1 muaji ndjehet më i sigurtë pasi nuk ka pësuar asnjë humbje por një ndeshje e tillë krijon një atmosferë dhe një motivim ndryshe. Real nuk do të ketë Cristiano Ronaldo të dëmtuar. Portugezi ka shprehur bindjen te fitorja e skuadrës së tij ndërsa çelësi i suksesit do të jetë Ricardo Kaka. Në grupin D Chelsea kërkon fitoren e katërt radhazi në Madrid ndaj Ateltico, bileta për në turin tjetër. 4 – 0 ka humbur 2 javë më parë skuadra spanjolle në Londër dhe një disfatë tjetër do ta nxirrte jashtë turneut. Manchester i Sir Ferguson panvarësisht dëmtimeve të shumta përfshi kapitenin Giggs duhet të fitojë për të vendosur këmbën në fazën tjetër. Statistikat tregojnë që Djajtë e Kuq nuk humbasin prej 22 ndeshjesh të Champions League në fushën e tyre. Mbrëmja e futbollit Europian do të ketë edhe përballje të tjera emocionuese Bayern Munchen – Bordeaux apo Maccabi Haifa – Juventus. Festa e turneut të klubeve të mira të kontinentit do të jetë e gjitha në Supersport e Klan edhe me sfida të tjera dhe golat direkt.