E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Shkurtuam shpenzimet per te ulur borxhin

Sipas tij, kjo ёshtё bёrё pёr tё ulur borxhin publik, pasi kriza ekonomike botёrore po ndikon edhe nё ekonominё tonё.

"Ne shkurtuam shpenzimet dhe 45 milionë euro u përdorën për rritjen e rrogave dhe pensioneve të shqiptarëve. Më gjeni cili vend ka berë këtë rritje të rrogave dhe pensioneve sic ka ndodhur në Shqipëri", u shpreh kryeministri.Këtë vit, ne vijmë para qytetarëve shqiptarë duke propozuar shkurtimin e shpenzimeve dhe kjo vjen para së gjithash dhe mbi të gjitha, si një vendosmëri e qeverisë për të çuar mesazhet më të fuqishme pozitive në qarqet financiare të vendit, të rajonit dhe Evropës", tha kryeministri në Kuvend, ku po diskutohen nen për nen ndryshimet në ligjin e buxhetit të vitit 2010.

Kreu i qeverisë kërkoi ndjesë pasi për një arsye shëndetësore nuk ishte i pranishëm në seancën e para një jave. "Por, ju falenderoj për të gjitha diskutimet që bëtë pasi ishin shumë serioze ", theksoi ai.

Duke folur për buxhetin 2010, kryeministri pohoi se ekonomia shqiptare ka dyfishuar rritjen e saj."Në vitin 2008 ekonomia jonë u rrit me 8%, në 2009-n me 3.4%. Në 6-mujorin e parë të 2010-s të ardhurat e mbledhura me taksat kanë arritur në 104 miliardë lekë, ndryshe nga 50 miliardë lekë të mbledhura nga opozita e sotme në vitin 2004", tha Berisha

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›