Zhduket ne rrethana misterioze 53-vjecari nga Kosova

Ai ka dale nga banesa e tij afer shkolles se bashkuar rreth ores 6 te mbasdites te se shtunes dhe prej pese ditesh policia nuk di asgje per te.
Por zyrtarisht dhe paraprakisht policia pohoi per Top Channel se po hetohet per largim me dashje pasi sipas drejtuesve nuk ka asnje informacion qe Ismet Kryeziu te jete kercenuar apo te kete patur konflikte.
Sipas policise jane verifkuar dy personat me te cilet ai ka deklaruar se po dilte per kafe dhe nuk rezulton asnje e dhene e dyshmite. Megjithate jo zyrtarisht policia e lidhi vijimin e hetimeve per zhdukjen e Kryeziut me nje borxh apo marrje lekesh per te cilin ende po hetohet.
Bashkeshortja e Kryeziut, Anila Leli pohoi per Top Channel se i shoqi me se fundmi ishte ne Prishtine aktivist ne Aleancen per Ardhmerine.
Por ka shtuar se pas aludimeve me shtypin per miqesi mes biznesmenit te zhdukur Remzi Hoxha dhe Kryeziut, bashkeshortja tha se ata te dy jane njohur ne Kosove shume vite me pare ne frontin e rezistences.
Sipas saj i shoqi nuk ka lidhje me sherbimet sekrete dhe ne Shqiperi eshte shpallur i pafajshem gjate nje procedimi te vitit 93-94 per procedim penal per armembajtje pa leje, gjate te cilit Kryeziu eshte mbajtur i arrestuar rreth 20 muaj.