Vihet nën kontroll zjarri në zonën e ish Parkut
Një zjarr i rënë mesditën e sotme në zonën e ish Parkun, ka përhapur panik tek banorët aty pranë. Zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e tij.
TIRANE- Një zjarr i madh ka rënë pranë zonës së ish Parkut në kryeqytet. Si pasojë e këtij zjarri bëhet e ditur se nuk ka të lënduar. Zjarri ka rënë në një grumbull automjetesh të vjetra, të cilët ndodheshin në ambientet e ish Parkut, i cili shërben si vend parkimi për autobusët i linjave që udhëtojnë drejt jugut të Shqipërisë. Sipas policisë bëhet e ditur se po hetohet në dy pista, njëra është loja e disa fëmijëve pranë grumbullit të automjeteve të vjetra, të cilët më pas mund ti kenë vënë zjarrin. Si dhe pista e dytë ka të bëjë me vënien e qëllimshme të zjarrit, pasi automjetet e vjetra zinin një pjesë të madhe të sipërfaqes së ish Parkut, gjë që e bënte sipërfaqen e parkimit më të ngushte. Fatmirësisht pranë automjeteve të vjetra nuk ka pasur objekte që mund të ndihmonin në përhapjen e flakëve, duke e çuar këtë zjarr në përmasa më të mëdha. Zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht flakët janë shuar. Përmasat e tij në fillim kanë qenë shumë të mëdha gjë që ka shkaktuar panik në banorët e pallateve të zonës aty pranë (a.r/news24/balkanweb)