E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, forcat e sigurisë vrasin 11 persona

“Forcat e sigurisë bastisën disa shtëpi sot në agim. Gjatë këtij operacioni, 11 persona u vranë dhe më tepër se 250 të tjerë u arrestuan”, tha Amar Kourabi, president i Organizatës kombëtare të të drejtave të njeriut.

“Operacioni i sigurisë në Kanaker, qytet me 25 mijë banorë, u ndërmor me mbështetjen e një buldozeri dhe të tankeve të ushtrisë, dhe kishte në objektiv persona të moshës 15 deri 40 vjeç”, shtoi Kourabi.

“Operacioni në Kanaker është një akt hakmarrjeje sepse banorët e qytetit kanë ndihmuar në dërgimin e ushqimeve në qytetin Deraa, në jug, që u rrethua nga ushtria dhe iu ndërpre furnizimi me ujë, energji elektrike dhe internet”, theksoi Kourabi.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-07-27 15:21
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›