Ristani: Ka vend për ndryshime në Kodin Zgjedhor

Megjithatë, ai beson se nuk mund të ndryshojë administrimi i procesit zgjedhor.
“Ndonëse partitë mund të gjejnë forma të ndryshme të menaxhimit të zgjedhjeve, nuk besoj se shtyllat kryesore të ndryshimit të kodit të jenë ndryshimi i administrimit të procesit zgjedhor, por pika të ndryshme të ligjit, për ta bërë atë më fleksibël në zbatim", tha Ristani për mediat.
Sipas tij, “partitë politike kanë përcaktuar administrim politik të zgjedhjeve, si mënyrë menaxhimi dhe në këtë formë është organizuar dhe KQZ, komisionet e nivelit të dytë, të qendrave të votimit dhe grupet e numërimit".
Kreu i KQZ-së mendon se Shqipëria ka një formë tërësisht të balancuar që i përgjigjet menaxhimit zgjedhor. I pyetur nga gazetarët nëse mund t'i nënshtrohej ndryshimit procedura e ankimimit, e parashikuar në kod, Ristani u përgjigj se numri i ankesave ka ardhur duke rënë nga zgjedhjet në zgjedhje, sidomos tha ai "kodi që kemi në fuqi ka sjellë uljen e numrit të ankesave".
"Zgjedhjet e fundit treguan se numri i ankesave është dukshëm më i pakët se në zgjedhjet e kaluara", por theksoi Ristani këtu "nuk është për t'u marrë shembull procesi i fundit, pasi është një rastësi që procesi në Tiranë shkoi në një garë aq të ngushtë, që nuk ndodh gjithmonë. Qartas i evidentueshëm është fakti se numri i kërkesave ankimore është në rënie", theksoi Ristani. /S.Ll/Start/
2011-07-27 15:18