Berisha: Shpërblim pensionistëve dhe administratës

Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në mbledhjen e qeverisë se pensionistët dhe punonësit e administratës do të marrin shpërblim. Kreu i qeverisë tha se pensionistët
do të marrin 2500 lekë shpërblim ndërsa punonjësit e administratës me pagë të ulët do të marrin 15 mijë lekë shpërblime, ndërsa rrogat e tjera 10 mijë lekë.
Kreu i qeverisë ka kërkuar që vendimi të hyjë menjëherë në fuqi. "Fondi do të jetë 15 milion dollarë, ndërsa do të mund të tërhiqen nga pensionistët dhe punonjësit e administratës brenda këtij viti ose në fillim të vitit që vjen", u shpreh Berisha.
Kryeministri foli në mbledhjen e qeverisë edhe për rritjen e çmimit të energjisë duke theksuar se rritja e çmimit për 300 kilovatët e parë është shumë e ulët, pasi 70% e konsumatorëve shpenzojnë më pak se 300 kilovat.
Ai ka kërkuar ndalimin e llampave inkandeshente. "Këto llampa nuk duhet të ekzistojnë në asnjë institucion të vendit", theksoi ai.