PS: Berisha, 100 mln lekë borxh biznesit vetën në Elbasan
TIRANË- Deputetja a PS në Elbasan, Shega Ligori u ka bërë thirrje sot bashkëqytetarëve të saj të protestojnë më fort se kurrë kundër këtij pushteti që ka vjedhur votat e i mban ato të mbyllura në kuti dhe bashkë me to edhe shpresat dhe ëndrrat.
"Të protestojmë kundër njeriut i cili mban peng Shqipërinë Evropiane, njeriut që ka shkatërruar dhe vazhdon të shkatërrojë shtetin e së drejtës, njeriut i cili kërkon të jetë zoti ynë, gjykatësi ynë, prokurori ynë, polici ynë. Sali Berisha nuk e njeh e nuk do ta njohë varfërinë e qytetit tim dhe të gjithë Shqipërisë, nuk di se ka njerëz në këtë vend që nuk ngopin as barkun me bukë, sepse ai nuk sheh tej oborrit të familjes së tij, nuk e njeh jetën e tyre të vërtetë, ngaqë edhe votën e ka të gënjeshtërt"- ka thënë ajo gjatë një deklarate nga selia e PS.
Sipas saj, Sali Berisha nuk e di se janë qindra mijëra qytetarët e këtij vendi që nuk përballojnë dot faturat e energjisë elektrike, sepse ai është autor i errësirës që ka pllakosur këtë vend.
"Sali Berisha i ka borxh vetëm biznesit të qytetit tim rreth 100.000 milion lekë të rinj për investimet e bëra në shkolla, rrugë dhe që janë të palikuiduara vetëm sepse ato nuk janë biznese të familjes së tij apo të fallzlliçëve të tij"- tha ajo.
Më tej ajo denoncoi të tjera fakte. Sipas saj, janë mbi 400 biznese të vegjël që rrezikojnë të mbyllen vetëm në Elbasan, sepse Sali Berisha kërkon t'u marrë frymën me taksa të tepërta, pasi e ka boshatisur buxhetin e shtetit me taksën që paguajmë të gjithë për paaftësinë e tij dhe makutërinë e njerëzve të tij.
"Për të rrëzuar Gërdec qeverinë gjithë Shqipëria ka nisur të protestojë, në datë 17 ora 17 Elbasani do të protestojë, do të protestojë me thirrjen hap kutitë ose largohu bashkë me to!"- ka thënë ajo.