Berisha: Shpirti i Krasniqit në panteonin e kombit

Homazhet u zhvilluan në hollin qendror të Muzeut Historik Kombëtar, ku merrnin pjesë personalitete të ndryshme të kulturës dhe letrave shqipe.
Berisha u shpreh për mediat se Sulejman Krasniqi, me të gjithë personazhet e veprave letrare, frymëzoi shqiptarët në përpjekjen e tyre për tu çliruar nga pushtimet".
"Vepra e tij ishte një frymëzim i madh edhe për ata që bënë luftën e fundit çlirimtare në Evropë, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Me këtë rast dua të shpreh dhimbjen dhe pikëllimin tim të thellë për këtë humbje të madhe dhe të ngushëlloj familjen e tij dhe përfaqësuesit e letrave shqipe. Shpirti i shkrimtarit të madh do të prehet gjithmonë në panteonin e dijes së kombit shqiptar", tha Berisha.
2011-07-17 14:43