Borxhi grek në “teh të thikës”

Një paketë shpëtimi prej plot 110 miliardë eurosh po i jepet gradualisht shtetit helen porse akoma investitorët i druhen falimentimit.
Shefi i misionit të FMN-së në Athinë, Poul Thomsen, theksoi se duke pasur parasysh situatën në të cilën ndodhet vendi, Greqia duhet të vazhdojë me programin e saj të reformave.
Komentet e tij vijnë pasi zv/kryeministri britanik Nik Kleg theksoi se ishte “tepër i shqetësuar” lidhur me krizën greke të borxheve.
Kryeministri grek, Jorgos Papandreu ka kaluar disa raunde masash kursimesh, përfshirë rritje taksash, shkurtime pagash, privatizime dhe shkurtime në sektorin publik, për të marrë ndihmën e premtuar nga BE-ja dhe FMN-ja.
Poul Thomsen theksoi se tashmë Greqia duhet t’i vejë në zbatim këto reforma. “Politikat duhet të zbatohen sipas planit, në të kundër stabiliteti i borxhit do të vihet në rrezik”, theksoi ai për të përditshmen greke “Ethnos” duke shtuar se “borxhi grek është i qëndrueshëm por gjithashtu është, ashtu siç themi ne, në teh të thikës”.
Gjatë vizitës së sotme në Athinë, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, theksoi se SHBA-të mbështesin fuqimisht qeverinë e Papandreut dhe masat e ndërmarra prej saj.
/Start/F. Prroni/
2011-07-17 14:30