Berisha: Shqiperi-SHBA, bashkepunim i shkelqyer Qamil Xhani
Kryeministri Sali Berisha dhe zevendes ndihmes sekretari i shtetit te SHBA, Philip Reeker, i kane cilesuar marredheniet mes dy vendeve, si te shkelqyera. Ne takimin e zhvilluar dje, dy politikanet kane vecuar bashkepunimin ne kuader te NATO-s dhe ne ceshtjet e mbrojtjes. “Ne takim u vleresua bashkepunimi i shkelqyer mes dy vendeve ne shume fusha, duke u ndalur ne vecanti ne bashkepunimin ne kuader te NATO-s dhe ate ne sektorin e mbrojtjes, si dhe u rikonfirmua vendosmeria per ta thelluar e zgjeruar edhe me tej bashkepunimin e frytshem e te suksesshem midis te dy vendeve, ne te gjitha fushat me interesa te ndersjelle”, ben te ditur Kryeministria, ne lidhje me takimin. Kryeministri Berisha, e falenderoi Reeker per mbeshtetjen dhe ndihmen e vazhdueshme te SHBA dhe Qeverise Amerikane dhe ate te Presidentit Obama, ndaj Shqiperise gjate gjithe kesaj periudhe. Kryeministri, eshte ndalur dhe ne viziten historike te ish-sekretares se shtetit Hillary Clinton ne Shqiperi dhe ka vleresuar mesazhet qe percolli ajo. Njekohesisht kryeministri ka vleresuar dhe faktin, qe ne krye te departamentit te shtetit pas largimit te Clinton, qendron serish nje mik e mbeshtetes madh i Shqiperise e shqiptareve, sic eshte Sekretari i Shtetit, John Kerry. Pjese e takimit dhe drekes se zhvilluar dje mes kryeministrit dhe diplomatit amerikan, kane qene dhe zgjedhjet e ardhshme. Kreu i qeverise u shpreh se “realizimi me sukses i reformes zgjedhore, ka bere te mundur qe sot Shqiperia te kete nje kuader ligjor, zgjedhor, ne te cilin jane reflektuar te gjitha rekomandimet e ODIHR-it. Ne kete kuader, ai nenvizoi masat e marra nga administrata zgjedhore per rritjen e ndjeshme te shpejtesise dhe transparences ne votim dhe numerim”. Nga ana tjeter, Berisha ka deklaruar se SHBA duhet te dergoj numrin me te madh te vezhguesve per zgjedhjet e ardhshme. “Kryeministri Berisha i ripohoi z. Reeker deshiren dhe kerkesen e qeverise shqiptare, qe SHBA te dergojne numrin me te madh te mundshem te vezhguesve te zgjedhjeve, duke e siguruar ate, se qeveria shqiptare eshte teresisht e vendosur per te zbatuar cdo mase ne kuader te shtetit ligjor qe zgjedhjet e 23 qershorit te plotesojne te gjitha standardet nderkombetare te zgjedhjeve te lira e te ndershme”, ben te ditur zyra e Shtypit e Kryeministrise per takimin. Nga ana e tij, Reeker i ripohoi Kryeministrit Berisha, se SHBA do te vijojne te mbeshtesin fuqishem Shqiperine e rajonin, perfshi edhe perpjekjet per integrim ne Bashkimin Evropian. Ne kete kontekst, Reeker pershendeti edhe marreveshjen e fundit trepaleshe midis Italise, Greqise dhe Shqiperise, si nje shenje tjeter e klimes se bashkepunimit per interesat e perbashket te ketyre vendeve. Takimi mes Berishes dhe Reeker eshte fokusuar dhe ne zhvillimet e fundit ne rajon, ku Kryeministri Berisha shfrytezoi rastin te shpreh edhe nje here mirenjohjen me te thelle ndaj SHBA, qeverise amerikane, presidentin Obama dhe sekretarit te shtetit Kerry, per mbeshtetjen e palekundur per paqen e stabilitetin e rajonit, perspektiven euroatlantike te tij dhe ne vecanti per mbeshtetjen e pacmuar ndaj Republikes se Kosoves.
Mesazhet e vizites se diplomatit te SHBA
Ne viziten dy ditore ne Shqiperi, Zevendes ndihmes sekretarin e shtetit te SHBA, Philip Reeker, takoi perfaqesuesit me te larte te vendit, kryeministrin Sali Berisha, ministrin e Jashtem, Edmond Panariti dhe kreun e PS-se, Edi Rama. Ne takimet e tij, Reeker vuri theksin ne procesin e integrimit te vendit ne BE dhe zgjedhjet e 23 qershorit. Ne nje interviste dhene per TCH, Reeker u shpreh se forcat politike, duhet te punojne se bashku per reformat dhe per zgjedhjet e lira. “Politika duhet te punoje se bashku, ne menyre qe te zhvilloje zgjedhje te lira dhe te ndershme, per te gjitha palet”, u shpreh Reeker.
Panariti-Reeker: SHBA-Shqiperi, marreshenie e shkelqyer
Ministri i Puneve te Jashtme, Edmond Panariti zhvilloi dje nje takim me Zevendes Ndihmes Sekretarin e Shtetit, Philip Reeker, ne kuader te vizites dy ditore, qe diplomati amerikan zhvilloi ne Tirane. “Te dy bashkebiseduesit konfirmuan nivelin e shkelqyer strategjik te marredhenieve ndermjet dy vendeve, si ne aspektin dypalesh, ashtu edhe ne ate shumepalesh, si dhe vleresuan edhe nje here dimensionin e bashkepunimit te suksesshem mes dy vendeve ne perballimin e sfidave te sigurise globale edhe ne kuader te Aleances se Atlantikut te Veriut”, ben te ditur zyra e Shtypit te Ministrise se Jashtme, per takimin mes Panaritit dhe Reeker. Dy diplomatet theksuan gjate takimit dhe rendesine e intensifikimit te shkembimeve politike dhe u ndalen vecanerisht ne rritjen e pranise se biznesit Amerikan ne Shqiperi dhe ne rajon. Po ashtu, Panariti dhe Reeker kane diskutuar dhe per zhvillimet ne rajon, ku kane theksuar edhe nje here rendesine e ekzistences se frymes se dialogut dhe bashkepunimit ne sherbim te paqes, stabilitetit dhe perspektives Evropiane, te Vendeve te Ballkanit Perendimor.