Gjermania pro integrimit, po te plotesohen kriteret Rozeta Rapushi
Ministri i Jashtem gjerman, Guido Westerwelle siguroi dje se Gjermania mbeshtet integrimin e Shqiperise ne Evrope, por theksoi se secili hap evropian, varet edhe nga plotesimi i kritereve nga ana e Shqiperise. Ne viziten e tij te pare ne Tirane, kreu i diplomacise gjermane tha se duhet te punohet me shume ne kete drejtim, duke shtuar se ne te njejten kohe, zgjedhjet parlamentare, duhet te realizohen sipas standardeve nderkombetare. “Qendrimi gjerman eshte ne harmoni me mendimin e miqve dhe partnereve ne Evrope. Ne duam perspektiven evropiane per Shqiperine. Secili hap evropian, varet edhe nga plotesimi i kritereve nga ana e Shqiperise. Per kete jane me rendesi jo vetem te drejtat teorike, por edhe zbatimi konkret ne praktike. Kuptohet qe eshte me rendesi gjithashtu qe, zgjedhjet dhe procesi i zgjedhjeve te zhvillohen sipas standardeve evropiane, pasi te kemi marre raportin dhe pasi te jemi ne dijeni per faktet, atehere do te marrim vendimin tone”, - u shpreh Westerwelle, gjate konferences per shtyp te zhvilluar me Ministrin e Jashtem, Edmond Panariti. Duke komentuar situaten e krijuar ne vend per shkak te mos votimit te tre ligjeve te integrimit, diplomati tha se persa i perket Gjermanise, nuk ka as leshime, dhe nuk do te kete edhe veshtiresi artificiale, por ky proces do te vleresohet ne menyre te ndershme te drejte, te arsyeshme, ashtu sic duhet midis miqve. “Fola per nje konsensus brenda Shqiperise, kur flas per konsensus nenkuptoj qe forcat e ndryshme brenda Shqiperise duhet te jene te nje linje persa i perket plotesimit te kritereve dhe lidhur me kete jam plotesisht i nje mendimi me kolegun tim shqiptar”, - theksoi ai. Westerwelle theksoi se persa i perket kritereve qe duhet te plotesohen nga vendi yne per rrugen drejt integrimit, nuk mund te kete leshime. “Prandaj eshte e rendesishme qe zgjedhjet qe do te zhvillohen se shpejti ne Shqiperi, te zhvillohen me sukses, mbi bazen e parimeve evropiane dhe eshte e rendesishme gjithashtu se, te gjitha ndjenjat kombetare te trajtohen me pergjegjesi. Fakti qe Gjermania sot e kesaj dite eshte nje shtet i forte, i suksesshem dhe me mireqenie, vjen nga fakti se Gjermania ka nxjerre mesime nga e kaluara dhe nje nga mesimet eshte se bashkepunimi eshte gjithmone me i mire se sa konfrontimi”, - keshilloi diplomati. Nga ana e tij, Ministri Panariti, e siguroi per perkushtimin e palekundur te autoriteteve shqiptare ne respekt edhe te vullnetit te patundur te popullit shqiptar per t’u integruar ne Bashkimin Evropian. Diplomati gjerman foli edhe per deklaratat e fundit me natyre nacionaliste, duke keshilluar se emocionet dhe ndjenjat nacionaliste duhen trajtuar me shume kujdes, sidomos ne koherat e nje fushate elektorale.
BISEDA
Nishani: Sfide, kultura politike ne vend
Reformat dhe organizimi i zgjedhjeve parlamentare te 23 qershorit, ishin pjese e diskutimit edhe mes Presidentit te Republikes, Bujar Nishani dhe Ministrit te Puneve te Jashtme te Gjermanise, Guido Westerwelle. Kreu i Shtetit nenvizoi faktin se Shqiperia ka kapacitete dhe infrastrukturen e nevojshme per te zhvilluar zgjedhje te lira dhe te ndershme, por sfida e vetme mbetet kultura politike e aktoreve dhe shprehu bindjen se klasa politike shqiptare do ta kaloje me sukses kete sprove. Nga ana e tij, diplomati, tha se Gjermania do te jete ne anen e Shqiperise, sidomos gjate rrugetimit evropian. Ndersa shprehu vleresime shume pozitive per rolin e Shqiperise ne rajon.
TAKIMI
Berisha njeh Westerwelle me reformat per zhvillimin e zgjedhjeve
Kryeministri Sali Berisha, siguroi dje Ministrin e Jashtem te Gjermanise, Guido Westerwelle se fale reformave, sot Shqiperia ka nje kuader ligjor, zgjedhor, ne te cilin jane reflektuar te gjitha rekomandimet e ODIHR-it dhe njekohesisht sistemin me te sakte te numerimit te votave ne planet. “Arritje te rendesishme ne kete drejtim eshte edhe rritja e numrit te qendrave te numerimit dhe atyre te votimit, te cilat do te bejne te mundur reduktimin e ndjeshem, si te radheve te qytetareve qe do te ushtrojne te drejten e tyre te votes, ashtu edhe te reduktimit te kohes se numerimit dhe shpalljes se rezultatit te zgjedhjeve. Ky kuader eficent ligjor dhe institucional, eshte nje garanci solide per realizimin e zgjedhjeve te pergjithshme konform standardeve nderkombetare”, - siguroi Berisha. Nga ana e tij, kreu i diplomacise gjermane, siguroi se Gjermania do te vijoje te jete nje partner e mik i ngushte i Shqiperise dhe njekohesisht nje mbeshtetes i fuqishem ne procesin e anetaresimit ne BE. “Deshiroj tu siguroj, se Gjermania do te vijoje te jete nje mik i besueshem dhe nje mbeshtetes i fuqishem i integrimit te Shqiperise ne BE. Por jo vetem kaq, Gjermania gjithashtu eshte e shume e interesuar per te zgjeruar bashkepunimin ne te gjitha fushat me interes te ndersjelle, si dhe per te pare zgjerimin e investimeve te saj ne Shqiperi”,- u shpreh Westerwelle.