E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Programi i PS, kthen vendin ne rrugen e duhur Qamil Xhani

Ne diten e pare te Konferences se Partise Socialiste per programin, kryesocialsiti Edi Rama, eshte ndalur ne pikat kryesore qe do te ofroje ajo per qytetaret. Rama u shpreh se programi i selise roze, eshte harruar nga ekspertet me te mire ne vend dhe nga njerezit me vizion. Kreu i PS-se u shpreh se programi i PS-se, synon ta ktheje vendin ne drejtimin e duhur. Rama shtoi se konferenca do t’u jape pergjigje atyre qe jane te interesuar per te ditur, se cilat jane ndryshimet qe propozon PS-ja. “Ne cfare Shqiperie duam te jetojme, cila eshte zgjedhja qe do te bejne shqiptaret me 23 qershor? Ku ndryshojne ne te vertete vizionet, idete, rruget e te tjereve me rrugen e PS? Pse Shqiperia sot shkon ne drejtimin e gabuar, cfare propozojme ne per kthimin e vendit ne drejtimin e duhur? Cfare do te bejme ne per ta zmbrapsur krimin, si do ta ndalim rritjen e metejshme te papunesise. Pse ne socialistet nuk e pranojme taksen e sheshte. Si do ta transformojme ne sistemin e taksave. Cili do te jete statusi i ri social i sipermarresit fale politikes sone te re mbi sipermarrjen?”, tha kreu i PS-se. Rama shtoi se per te gjitha ceshtjet, PS-ja ka nga nje pergjigje qe nese do te kthehet ne program. Ne menyre indirekte, Rama ka komentuar dhe zerat kritike per elementet e tepert te spektaklit qe PS-ja perdor ne aktivitetet e saj. “Njerezit thone se ne politikanet merremi shume me imazhin. Ne fakt duhet te merremi, nese njerezit nuk na pelqejne te foluren, dukjen rrezikojne te mos na degjojne fare. Kjo konference kombetare eshte e rendesishme, pasi tregon se sa seriozisht ne i marrim njerezit, se sa pergjegjesi ndjejme ndaj publikut qe duam t’ia percjellim sa me te plote pamjen qe duam te jemi dhe ate qe duam te bejme pas zgjedhjeve te 23 qershorit”, deklaroi Rama. Me heret, ne nje prononcim per mediat, Rama u shpreh se Konferenca eshte faza e parafundit, qe lidhet me organizimin e PS-se per zgjedhjet. “Eshte faza e parafundit dhe kurorezohet sot ne nje organizim te vecante, sic eshte si gjithmone qe hapim shtigje te reja dhe te tjeret na ndjekin pas, jemi ne qe kemi modernizuar rrugen e komunikimit dhe fushatat nderkombetare, te tjeret marrin konsulente te huaj dhe ne e bejme me forcat tona ne fushaten e fitores, per nje Rilindje Kombetare”, tha Rama. Konferenca e PS-se u drejtua nga Sekretari per Programin, Ilir Beqja. Ish-deputeti i PS-se ka bere prezantimin per cdo prej eksperteve te PS-se, te cilet kane dhene mendimet e tyre ne lidhje me programin. Beqaj vuri theksin ne ceshtjet qe lidhen me shendetesine dhe me arsimin. Ai u shpreh se Partia Socialiste nuk synon te ndryshoje vetem menyren aktuale te ketyre sherbimeve, por te mendoje dhe per te ardhmen.

IMAZHI

“Njerezit thone se ne politikanet merremi shume me imazhin. Ne fakt duhet te merremi, nese njerezit nuk na pelqejne te foluren, dukjen, rrezikojne te mos na degjojne fare. Kjo konference kombetare eshte e rendesishme, pasi tregon se sa seriozisht ne i marrim njerezit, se sa pergjegjesi ndjejme ndaj publikut qe duam t’ia percjellim sa me te plote pamjen qe duam te jemi dhe ate qe duam te bejme pas zgjedhjeve te 23 qershorit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›