E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarande arsimtaret akuza drejtueses

Mesues e mesuese te larguara nga puna dalin ne proteste. Ne krah te tyre prinder e nxenes qe akuzojne pushime per motive politike


Lina Vaso ka deklaruar se largimet jane bere sipas kritereve te percaktuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkences


SARAND - Qe prej se enjtes me dhjetera arsimtare nga e gjithe Saranda po protestojne para zyrave te Drejtorise Arsimore te rrethit kunder largimeve masive nga puna me pretendimin zyrtar te mosplotesimit te kritereve te mesimdhenies.

E vecanta eshte se kesaj proteste i jane shtuar dhe nje komunitet prinderish e nxenesish te cilet akuzojne kreun e Drejtorise Arsimore Sarande per drejtim skandaloz te ketij institucioni.


Nje prej protestueseve tha se ne 20 vjet me problematika ne shume sektore te jetes nuk ka ndodhur qe arsimi i Sarandes model ne te gjithe Shqiperine te kete marre nje goditje kaq te rende si pasoje e largimeve nga puna te nje kaste mesuesish e mesuesesh me nga 30 - 40 vjet ne arsim.


Ata akuzojne drejtoreshen Lina Vaso per injorance ne drejtimin e arsimit ne rreth e mbi te gjitha per motivacione te pabaza karshi arsimtareve per arsyen e largimit te tyre nga puna. Keta te fundit por dhe komuniteti i prinderve u kane drejtuar nga nje peticion Kryeministrit ministrit te Arsimit kryetares se Kuvendit e madje dhe kreut te grupit parlamentar demokrat per ta shkarkuar nga detyra drejtoreshen Vaso por mbi te gjitha per te derguar nje ekip inspektoresh kontrolli nga dikasteri i linjes per te evidentuar nga afer se si jane ndjekur nga drejtoresha Vaso kriteret e MASH-it per largimin e tyre nga puna.


Ato i konsiderojne largimet per motive politike apo te tjera qe i perkasin sferes se abuzimit me postin dhe gjate kater diteve te protestes nga shkallet e Drejtorise Arsimore te Rrethit te shnderruara ne tribune denoncimi dhe akuzash ndaj kreut te ketij institucioni kane publikuar te gjithe dokumentacionin e tyre profesional me pretendimin se plotesojne te gjitha kriteret e mesimdhenies.


Njeri prej tyre madje publikoi dhe nje dokument kualifikimi te marre ne France ndersa nje mesuese matematike prej 27 vjetesh ne gjimnazin Hasan Tahsini publikoi dhe nje diplome vleresimi dhene nga MASH vite me pare per standard te larte mesimdhenieje.

Ndersa nje prind gjate fjales se tij theksoi se gjate drejtimit qe Vaso po i bente arsimit ne rreth po ndodhnin skandale e cudira te paimagjinueshme. Ai por dhe te larguarit nga puna thane se vete Vaso nuk plotesonte asnje kriter profesional. Gjate protestes nje ze i fuqishem ka qene dhe ai i nxenesve te cilet kerkuan rikthimin e mesuesve dhe mesueseve te tyre te larguar nga puna.


Reagimi


Drejtoresha e Arsimit Sarande Lina Vaso ka reaguar duke thene se protestat e arsimtareve te larguar nga puna jane te nxitura politikisht nga PS-ja ne rreth. Ajo kembenguli se largimet jane vetem per arsye profesionale dhe mbeshteten ne kritere te qarta. Shume prej te larguarve -tha ajo - nuk zoterojne diplome per lenden qe kane dhene deri me tani por per dicka tjeter.


Dhe per te qene konkrete ajo permendi dhe emra arsimtaresh me precedente te tille sipas saj. Gjithashtu Vaso tha se mes te larguarve kishte dhe prej atyre qe ushtronin kurse private ne menyre te paligjshme dhe permendi me emer mesuese Katina Gjonin e cila nga ana e saj e ftoi te shkonin ne prokurori per te vertetuar akuzat.


Nderkohe qe maturante te gjimnazit Hasan Tahsini kerkuan rikthimin e mesuese Gjonit ne detyre duke thene se kishin nevoje per te e jo per tjeter. Po ashtu Vaso tha se te larguarve u jane ofruar detyra te tjera ne arsim e jo te gjithe kane mbetur te papune por sipas saj emerimet e reja jane refuzuar.


Ne historine e arsimit sarandiot ka hyre si nje precedent i vecante nje duel mes drejtoreshes aktuale Lina Vaso dhe paraardhesit te saj Feruz Shabani i njohur si gazetar i RD-se por qe pas ardhjes ne pushtet te PD-se u emerua ne drejtimin e Arsimit te rrethit.


Dhe emri i tij eshte fiksuar ne opinionin publik te Sarandes si nje abuzues flagrant me postin per arsye mitmarjeje si dhe per largimin nga puna te znj. Lina Vaso si drejtoreshe e shkolles 8-vjecare Adem Sheme te qytetit. Me pas ndodhi qe Shabani u zevendesua nga viktima e tij pas zgjedhjeve te 2009-s e cila u hakmor duke e larguar nga puna sipas nje perbetimi qe kishte bere ne momentin e shkarkimit nga posti i drejtoreshes.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›