E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Shqiperia do te mbetet vend i taksave te uleta per investime

“Statcraft dhe Shqipëria” quhej konferenca dedikuar kompanisë norvegjeze investuese në kaskadën e Devollit. Në të mori pjesë edhe Kryeministri Berisha, që premtoi një politikë me taksa të ulëta për sipërmarrësit që duan të vijnë në Shqipëri.

Investimet e huaja do të vijojne te kenë mbështetjen e plotë të Qeverisë shqiptare. Gjatë Konferencës me titull “Statcraft dhe Shqipëria”, Kryeministri Berisha uroi që shembulli i investimit norvegjez në kaskadën e Devollit të ndiqet edhe nga kompani të tjera.

Kryeministri shprehu bindjen se reformat ekonomike të ndërmarrja nga ekzekutivi i tij kanë dhënë rezultate të padiskutueshme.

Përsa i përket politikave fiskale, Berisha e quajti shkatërrimtare rritjen e taksave.

Duke iu drejtuar shqiptarëve, Berisha shpjegoi se koncesionet janë një levë arkimedi që u jep vlerë pasurive të vendit. Sipas tij, politikat e ndjekura në këto 8 vjet, kanë krijuar premisat që në mandatin e ardhshëm Shqipëria të thithë së paku 6 miliardë dollarë investime të huaja.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›