Berisha flet për bujqësinë në Shijak dhe si dekor, përveç njerëzve, ka edhe lopët
Kryeministri Berisha ka qenë present gjatë ditës së sotme, në një takim me disa fermerë në Shijak. Në takimin e organizuar në një fermë, kamera që merr me vete Berisha, jepte si sfond herë fermerët që lavdëronin Berishën për punën e bërë, duke shtuar edhe ndonjë kritikë të vogël, dhe herë lopët që gjendeshin në stallën ngjitur me ambientin ku mbahej takimi.
Për ne, për qeverinë time, për PD-në zhvillimi i qëndrushëm rural, zhvillimi i bujqësisë dhe i të gjithë sekstorëve të saj mbeten përparësia absolute.
Në projektin tonë Shqipëria e zhvilluar, ne besojmë që ky projekt kalon në zhvillimin rural dhe në zhvillimin e fshatit shqiptar. Ndaj dhe ne në një nga aktet më madhore për të dëshmuar këtë interes, ne dy-fishuam pensionet në fshat dhe kemi angazhuar më shumë se 60 përqind të të gjitha investimeve në Shqipërinë rurale sepse ajo e tëra ishte Shqipëria e baltës, ka thënë Berisha ndërkohë gjatë fjalës së tij.
Ai nuk nuk ka lënë pa sulmuar kreun e opozitës, Edi Rama, pse ky i fundit ka propozuar heqjen e TVSH-së për disa produkte bujqësore, si qumështi, gruri dhe meilli. Për Berishën kjo nuk do të ndodhë, pasi dëmton konkurrencën./b.l