Venezuele perleshje mes studenteve ne Caracas

Në pritje të zgjedhjeve presidenciale, situata në Venezeuelë është shumë e tensionuar. Në Karakas është shënuar një incident i rëndë mes studentëve që mbështesnin Chavez dhe të tjerëve që përkrahnin opozitën. Numri i të plagosurve deri tani ka shkuar në shtatë. Ministri i brendshëm ka lajmëruar menjëherë nisjen e hetimeve. Ndërsa Maduro presidenti në detyrë dhe kandidati kryesor për president ka premtuar drejtësi. Në 14 prill Venezuela do të zgjedhë presidentin e ri dhe korrupsioni ka qenë kryefjala e fushatës elektorale të të dy kandidatëve. Kapriles guvernator i Mirandas është shprehur se ai është zgjidhja e duhur dhe se ishte koha për të ndryshuar historinë e vendit.