E Diel, 1 Nëntor 2026

Zv/kryeministri Meta njofton fillimin e eksportit te ferrokromit shqiptar ne Japoni

12-10-2010 / Gazeta 55

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes z. Ilir Meta morri pjese sot ne nje konference te perbashket shtypi me perfaqesues te kompanise DCM-ACR e cila ushtron aktivitetin e saj ne fushen e nxjerrjes dhe prodhimit te ferrokromit ne vendit tone. Ne kete konference u njoftua mbi bashkepunimin e DCM/ACR Holding dhe Marubenit nje nga kompanite me te medha japoneze ne kete fushe si dhe me kompanine kineze Xiacutean Aoqin. Me ane te ketij bashkepunimi do te behet e mundur qe lindja e larget te jete nje treg i ri per mineralin e kromit dhe te ferrokromit shqiptar. Zv.Kryeministri dhe Ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes z. Ilir Meta pershendeti bashkepunimin e kompanive serioze qe veprojne ne Shqiperi me kompanine japoneze Marubeni. Z. Meta u shpreh se eksporti i mineraleve dhe ferrokromit eshte nje nder drejtimet kryesore te rritjes se eksporteve tona dhe se keshtu do te vazhdoje edhe ne te ardhmen cka do te beje qe te kete nje rritje te produkteve Made in Albania edhe ne tregjet e rendesishme dhe cilesore aziatike. Sipas Zv.Kryeministrit kjo tregon qarte se ekonomia jone po behet gjithnje dhe me atraktive per investitoret e huaj strategjike me produkte cilesore dhe konkurruese sikurse tashme jane edhe produktet e ferrokromit te Elbasanit. Duke pergezuar dhe mbeshtetur kete bashkepunim mes DCM-ACR Holding me Marubeni-n gjigandin japonez si nje vlere e shtuar ne funksion te rritjes se biznesit te huaj ne vendin tone dua ti siguroj dhe njehere per mbeshtetjen dhe inkurajimin tone. Jo vetem per DCM-ACR por edhe te gjitha grupet e fuqishme ne kete fushe. Ne do ti inkurajojme jo vetem per te nxjerre mineralet por ne menyre te vecante per ti perpunuar dhe pasuruar ato ne vendin tone ne menyre qe vlera e tyre te rritet akoma me shume ne tregjet nderkombetare u shpreh z. Meta. Ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes shprehu mbeshtetjen per planet ambicioze te te DCM-ACR per te rihapur edhe fabriken e ferrokromit ne Burrel qe do te sillte hapjen e vendeve te reja te punes ne nje zone qe ka nevoje per investime. Dua te siguroj ne emer te qeverise shqiptare edhe njehere te gjithe perfaqesuesit e grupimeve dhe kompanive shume te rendesishme qe jane ketu per mbeshtetjen e hapur dhe transparente qe ju te arrini objektivat e tuaja por edhe ne menyre qe kjo industri shume e rendesishme per vendin tone te zhvillohet me tej. Ne duhet te arrijme qe te mbyllim ciklin e perpunimit dhe pasurimit te mineraleve ne vendin tone permes fabrikave me teknologji te larte dhe qe mbrojne mjedisin. Njekohesisht ne kete menyre te terheqim investitore sa me te shumte dhe te rendesishem. Kjo do te ndihmoje dhe per imazhin e vendit ne teresi per te terhequr investitime dhe ne drejtime te tjera ne ekonomine tone. Ju uroj suksese dhe mbaresi ne kete sipermarrje dhe ne kete partneritet te ri perfundoi z. Ilir Meta. Perfaqesuesja e DCM DECO metal si aksionerja 100 e ACR Holding Dr. Rohtraut Skatsche-Depisch u shpreh se eshte synimi i DCM-se qe te ngreje ACR-ne me mineralin e kromit dhe shkrirjen e saj ne tregun nderkombetar si nje nga furnizuesit me te besueshem te kromit ne industrine e celikut. Deri tani DCM DECO metal ka vene 25 milion EURO per ACR per investime si edhe per kapital pune. Aktualisht kapaciteti i fabrikes se Elbasanit eshte 1500 ton HC FeCr dhe 1500 ton LC FeCr per te cilat ka nje kerkese te larte ne tregun nderkombetar si lende e pare per celikun qe nuk ndryshket. Te pranishem ne konferencen e sotme ishin Dr. Rohtraut Skatsche perfaqesuesja e DCM DECO metal Z. Giga Bedineishvill perfaqesues i DCM-ACR z. Bo Hue perfaqesues i DCM-China dhe z. Jia Suo Guan perfaqesues i Xi lsquoan Aoqin-China.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›