E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Shqiperia me tolerance te shkelqyer fetare

Kryeministri Berisha ne fjalen e tij ne samitin e Parisit nuk harroi te permend edhe tolerancen e vertete fetare qe i karakterizon shqiptaret ne vend. Ne kete menyre kreu i qeverise paraqiti per te pranishmit edhe fotografi ku tregohej nje ikone e Shen Marise ne qytetin e vjeter te Beratit e rrethuar nga minaret e dy xhamive.

“ Ne kete qytet ndodhet nje kishe e shekullit te 16-te qe une e vizitoj shpesh, sepse njera prej ikonave te bukura te saj, nje foto te ciles e kam marre sot me vete dhe po jua tregoj ketu, paraqet Shen Marien me foshnjen Jezu ne krah dhe ne te dyja anet e saj ndodhen dy minare, deshmi kjo e nje respekti te thelle e te palekundur te shqiptareve per besimin e njeri-tjetrit”, foli Berisha ne lidhje me pamjen e sjell nga qyteti i vjeter i Beratit. Sipas Berishes, Shqiperia dhe shqiptaret me pervojat e dhimbshme qe historia u rezervoi, si pushtimet, ndarjen, genocidin e izolimet e veteshpallura apo te imponuara, por edhe me traditat e nje kombi plurireligjioz, ka nje tolerance te shkelqyer fetare, qe nuk ka njour konflikte ne tere historine e tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›