E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca mbeshtetje per liberalizimin e vizave

Franca do ti jap Shqiperise mbeshtetje te fuqishme ne procesin e liberalizimit te vizave per qytetaret shqiptare. Ky ishte premtimi qe beri dje ministri i Jashtem i Frances, Bernard Kushner gjate nje takimi ne Paris me ministrin tone te Jashtem, Lulezim Basha. Keshtu ne kuader te Samitit te Parisit per Mesdheun dy ministrat sollen ne vemendje reformat e nevojshme ne drejtim te integrimit europian te Shqiperise, situaten ne Ballkan dhe vecanerisht zhvillimet ne Kosove qe prej shpalljes se pavarsise.

Kushner dhe Basha gjate takimit te tyre ne ministrin e Jashtme franceze nenvizuan rendesine e masave qe duhen ndermarre per venien ne zbatim te Udherrefyesit te Komisionit Europian, ne kuader te dialogut te hapur per liberalizimin e vizave me Shqiperine. Ministri i Jashtem, francez gjate takimit theskoi gjithashtu se Franca mbeshtet fuqishem procesin e liberalizimit te vizave me Shqiperine. Po keshtu ministri francez Kushner pergezoi ministrin Basha per nenshkrimin e protokollit ndermjet Shqiperise dhe NATO-s, ne kuader te anetaresimit te ardhshem ne kete organizate.

Dy ministrat shprehen gjithashtu kenaqesine per marreveshjen e nenshkruar sot ndermjet Kryeministrit Sali Berisha dhe Sekretarit te Pergjithshem te Keshillit te BE-se per politiken e jashtme Javier Solana, mbi pjesemarrjen shqiptare ne operacionin EUFOR Cad/RCA. Ne takimet e fundit qe ministri Basha ka kryer me perfaqesues te larte te diplomacise evropiane eshte theksuar se Shqiperia ka shance te mira per te arritur liberalizimin e plote te vizave gate vitit te ardhshem. F.Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›