Berisha: Shqipëria me vizion të ri për 2012
Kryeministri i vendit Sali Berisha, nga Teatri i Operas dhe Baletit ka çelur siparin e vitit të 100- vjetorit të Pavarsisë. Me flaken e jubileut në duar Berisha ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e kësaj dite të shënuar dhe theksoi se ky vit është vit i vizionit të ri për Shqipërinë si një vend i lirë që aderon për në BE.
“Sonte me këtë koncert çelim siparin e vitit të 100 -vjetorit të Pavarsisë. Shqipëria hyn më e bukur se asnjëherë tjetër, shqiptarët kudo janë të lirë dhe po ndërtojnë të ardhmen. Viti i 100 –vjetorit është një vit mirënjohje për të gjithë ata që flijuan jetën e tyre për të gëzuar ne sot larine si dhe mirënjohje për të gjithë miqtë që na kanë mbështetur në ditë të vështira. Ky është një vit i vizionit të ri për këtë vend”-tha Berisha.
Më tej Berisha nën urimin “Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqipëtarët”ka uruar një vit të mbarë për të gjithë shqiptarët ku do që ndodhen.
Në këtë koncert të TOB për Pavarsinë ishin të pranishëm edhe Presidenti Bamir Topi dhe Kryeparlamentarja Jozefina Topalli.