Tetove 4 shqiptare te arrestuar

Në Ditën e Pavarësisë, Aleanca Kuq e Zi ka denoncuar arrestimin e tre shqiptarëve në Maqedoni.
Sipas AK, shqiptarët, banorë të Tetovës dhe Dibrës së Madhe në Maqedoni janë arrestuar nga autoritetet maqedonase pasi kanë festuar Ditën e Flamurit me simbolet shqiptare.
Aleanca Kuq e Zi kërkon lirimin e menjëhershëm të 3 personave të arrestuar duke shtuar se kjo është një shkelje e rëndë në vazhdën e shtypjes së banorëve shqiptarë të Maqedonisë.
AK kërkon reagim edhe nga Tirana zyrtare. Sipas saj, shteti shqiptar duhet Festa e PavarësisëShqiptarët, protestë në Preshevë 28 Nëntori, festë edhe në MaqedoniIdrizi: Panteon për heronjtë e pavarësisë t’i ushtrojë presion Shkupit që të respektojë të drejtat e shqiptarëve për të përdorur simbolet e tyre kombëtare.
Ndërkaq, autoritetet maqedonase njoftuan lirimin e shqiptarëve duke thënë se ata do të procedohen në gjendje të lirë për kundravajtje ligjore. Sipas autoriteteve ata kanë fyer Kushtetutën vendase duke vizatuar hartën e Shqipërisë etnike, si dhe me thirrjet dhe parrullat e tyre.
Ky është “incidenti” i radhës në Maqedoni ku dhunohen të drejtat e shqiptarëve. Më parë thirrjet raciste dhe klithmat ksenofobike të maqedonasve janë shfaqur në stadiumet vendase, madje edhe në ndeshjen miqësore mes Maqedonisë dhe Shqipërisë në Prilep.
Në këtë ndeshje tifozët maqedonas të vetëquajtur “Majmunët” lëshuan thirrje anti-shqiptare e për këtë rast asnjë nuk pati asnjë reagim nga Tirana zyrtare. Thirrjet raciste vijuan edhe më vonë në ndeshjet e kampionatit maqedonas.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
99-vjetori i pavarësisë, festime në Vlorë
Ceremoni në ditën e krijimit të shtetit shqiptar
Të ndarë për festat
Shqiptarët, protestë në Preshevë
Rama uron nga Prishtina Ditën e Flamurit