E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Shqipëria respekton Kushtetutën

Kryeministri Sali Berisha shpreh bindjen se Shqipëria dhe shqiptarët tashmë kanë arritur në një stad pjekurie politike dhe maturie demokratike që i lejojnë të ecin përpara me sukses, duke respektuar shtetin ligjor e Kushtetutën, si dhe njëkohësisht të drejtat dhe liritë e qytetarëve dhe të opozitës në veçanti. Z. Berisha priti dje kryetarin e Partisë Liberale të Kosovës, z. Gjergj Dedaj, njëkohësisht edhe zv.ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale. Berisha i përcolli zyrtarit kosovar përshëndetjet e tij dhe të qeverisë shqiptare, si dhe shprehu vlerësim për kontributin e Partisë Liberale, vetë zotit Dedaj dhe familjes së tij për çështjen kosovare. Ne, si parti e vogël, - vazhdoi më tej Dedaj, - duke qenë pjesë e mozaikut të politikës kosovare, e vlerësojmë jashtëzakonisht rolin e Shqipërisë dhe tuajin personalisht në realizimin e pavarësisë, në zhvillimin harmonik të shoqërisë dhe shtetit të ri kosovar, si dhe kontributin në prosperitetin dhe progresin perëndimor të Shqipërisë. Duke e përshëndetur dhe përgëzuar njëkohësisht për zhvillimet në Kosovë, Kryeministri Berisha i shprehu mikut kosovar mbështetjen e tij dhe të qeverisë ndaj progresit që po bën Kosova.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›