Berisha Shqiperia vend i vogel por me potenciale te medha
Me një përurim të rëndësishëm e ka nisur sot axhendën e tij, kryeministri Sali Berisha, me atë të inagurimit të ambjenteve të Universitetit Bujqësor të Tiranës.
“ Shpreh kënaqësinë tim që ndaj me ju kënaqësinë e përurimit të kësaj godine të re dhe me laboratorë krejtësisht modernë”, është shprehur kryeministri Berisha i cili bëri një përshkrim të detajuar të gjithë punës që ka bërë qeveria për arsimin në Shqipëri si një nga prioritetet kryesore të qeverisjes së saj, me synim arritjen e standarteve më të larta dhe më gjerë për arsimimin e studentëve.
Kryeministri iu kujtoi studentëve dhe stafit pedagogjik, se Universiteti Bujqësor ka një mision mjaft të madh, atë të transformimit të bujqësisë.
“ Shqipëria është vend i vogël por me potenciale mjaft të mëdha. Viti 2010 ka dëshmuar dyfishimin e eksporteve bujqësore ”, tha kryeministri Berisha duke ftuar grupet e studimit që me përkushtim të udhëheqin procesin e shtrimit të Shqipërisë në një treg të pashtershëm në rajon dhe më gjerë sin ë bujqësi ashtu edhe në blektori. etem ne fillimet bujqesore dhe blektoral, por ama jane te rendesishme.
Duke garantuar studentët dhe pedagogët që qeveria do të vazhdojë investimet në të gjitha universitetet e vendit, duke bërë që këto të jenë të gjitha të pajisura më laboratorët nga më modernët dhe me staf tepër të kualifikuar, kreu i qeverisë iu drejtua atyre me një fjali të rëndësishme : “Ju do të jeni pjesë e transformimit të madh të Shqipërisë”.