Menaxhimi i basenit te Drinit mbledh ministrat e Mjedisit te rajonit
Menaxhimi i basenit të Drinit ka mbledhur në një takim të përbashkët në Tiranë, ministrat e Mjedisit nga i gjithë rajoni.
Duke sjellë ndërmend përmbytjet e fundvitit të shkuar, ministri Fatmir Mediu ka theksuar nevojën për kthimin e shpejtë në realitet të projekteve të hartuara tashmë nga një staf i specializuar ekspertësh.
Për këtë qëllim, sipas ministrit te Mjedisit Fatmir Mediu, tashmë është gati drafti i posaçëm ligjor për menaxhimin e ujërave.
Hartimi i një vizioni të përbashkët rajonal për t’u paraprire përmbytjeve është mbështetur jo vetëm nga ministrat e mjedisit të vendeve fqinje, por edhe nga Bashkimi Evropian i cili nëpërmjet ambasadorit Etore Sequi, ka vlerësuar hartimin e projektligjit që do t’u hapë rrugë veprimeve konkrete në terren.