E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avancojne me ritme te shpejta punimet ne superstraden Levan-Tepelene

Përpara sezonit turistik hapen për trafikun 13 km e segmentit Damës-Tepelenë, pjesë e superstradës Levan Tepelenë, Ministri Olldashi inspekton punimet.

Avancimi i shpejtë i punimeve në Superstradën Levan-Tepelenë, bën të mundur që përpara sezonit turistik të hapen për trafikun 13 km të segmentit Damës -Tepelene.

Konkretisht në muajin Maj hapen për trafikun 7 km e parë, nga Fshati Viros deri në qëndër të Memaliajt, për të vazhuar në qershor edhe me 6 km të tjerë .

Ndërkohë që në muajin Tetor, segmenti Damës Tepelënë do të jetë totalisht i hapur për trafikun, me përjashtim të pjesës së hidrocentralit të Kalivacit.

Në të njëjtën kohë punimet kanë avancuar edhe në ndërtimin e urave që janë pjesë e këtij segmenti, konkretisht ne muajin Maj përfundojnë së ndërtuari dy ura totalisht të reja, ura e Ali Pashai-t dhe ajo e fshatin Luftinjë.

Gjatë inspektimit të punimeve në superstradën Levan-Tepelenë,konkretisht në segmentin Damës Tepelënë, ministri Olldashi u shpreh:
“ Jemi në një fazë të avancimi të shpejtë të punimeve. Kilometrat e para të rrugës do të hapen në ditët e para të Majit dhe në fund të Qershorit do të kemi edhe 6 km të tjerë, për të vajtur në Tetor me pothuajse gjithë rrugën e hapur, me përjashtim të pjesës së hidrocentralit të kalivacit.”

“Të gjitha punimet po kryen me standardet dhe cilësinë e duhur duke pasur paraysh që ky është një aks shumë i rëndësishëm i transporti për gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm për lidhjen me Greqinë. Ajo që vlen të theksohet është që përpara sezonit turistik ne do të kemi mundësinë të hapim segmente të qënësishme të këtij aksi, për ti vën në shërbim të përdoruesve të rrugës, dhe atyre që do të synojnë të arrijnë drejt brigjeve të Jugut, Sarandës dhe destinacioneve të tjera turistike.”

Supertstrada Levan-Tepelenë është një rrugë shumë e rëndësishme për të gjithë zonën.Përveç përfitimeve direkte në shkëmbimin tranzit të mallrave drejt qëndrave të banuara në Jug e më tej drejt Greqisë dhe anasjelltas, rruga e re do të sjelle një lidhje më të mirë me zonën dhe pjesën tjetër të vendit. Ajo do të lejojë banorët e fshatrave të vogla të disponojnë të gjitha lehtësirat për akses të shpejtë në qëndrat e zhvilluara si dhe do të gjallërojë ekonominë lokale dhe bizneset e vogla përgjatë infrastrukturës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›