E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Shqiptarët bashkohen në Evropën e bashkuar

(E plotësuar) Kryeministri i Shqipërisë,Sali Berisha me rastin e zbulimit të shtatores së heroit të kombit, Ali Ibrës, ka deklaruar se sot po nderohet burri që bashkë me heronjtë tjerë të viseve mbar shqiptare ndezën flakën e pa shuar të bashkimit kombëtar, flakën e përjetësisë së kombit shqiptar, drejt horizonteve të shkëlqyera të historisë së tyre.

“Sot më shumë se kurrë apeli i këtyre burrave është më i fort dhe i fuqishëm për bashkimin ton përfundimtar në Evropën e bashkuar, për prosperitetin dhe dallgën tonë të ndritur”,ka thënë Berisha.

Ndërkohë edhe presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, duke vlerësuar lart kontributin e heroit Ali Ibraj, e quajti atë komandant të ruajtjes së tërësisë territoriale.

Kryeministri Berisha sot në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha do të qëndroj sot për vizitë në Kosovë, ku do të ketë aktivitete të ndryshme, si dhe do të shpallet qytetar nderi i Komunës së Deçanit.

Fillimisht ai do të marr pjesë në tubimin e organizuar me rastin e zbulimit të shtatores së heroit të kombit Ali Ibres në qendër të Gjakovës, ku do të jetë prezent edhe presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.

Më pas ai do të do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial të UÇK-së në Gllogjan. Në Deçan ai do të pritet nga kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, ku me këtë rast zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimit “Qytetar Nderi i Deçanit” për kryeministrin, Sali Berisha.

Më pas Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, Presidentja Jahjaga dhe Kryeministri Thaçi do të marrin pjesë në tubimin e organizuar me rastin e zbulimit të shtatores së Isa Boletinit në fshatin Isniq.

Kryeministri shqiptar po qëndron në Kosovë me ftesë të kryetarit të Deçanit, Rasim Selmanaj. /kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›