E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Shqiptarët kanë sakrifikuar për vokacionin perëndimor

Kryeministri Berisha ka zhvilluar sot një  toënhall me studentët e Universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan.

Ndërsa iu referuar ditës së Europës, kryeministri Berisha theksoi se shqiptarët kanë luftuar shumë për vokacionin perëndimor.

“Sot këtu për të dëgjuar mendimet tuaja, vërejtjet tuaja, qortimet tuaja, vizionin tuaj, vlerësimin tuaj. Por pasi të nisim këtë bashkëbiesdim të hapur me mua unë dua të them disa fjalë. Kjo ditë është një ditë e madhe për mbarë Europën. Kjo është dita ku vendet antare të BE-sëe kremtojnë bashkarisht për të nderuar gjenitë që vendosën krijimin e tregut të përbashkët pastaj komunitetin europian dhe sot Bashkimin Europian. Shqiptarët kanë sakrifikuar shumë për të ruajtur vokacionin e tyre perëndimor dhe sakrifica e tyre ka qënë frymëzuese për rilindasit tanë. Ata ideuan modelin europian të kombit duke u bazuar në vokacionin e shqiptarëve tha Berisha.

vijon…

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›