E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Elbasan: Do arrijmë standartet europiane në arsim

Kryeministri Berisha ka vijuar edhe sot me turin e inagurimeve në të gjithë vendin.

Paraditen e sotme, kryeministri mori pjesë në inagurimin e shkollës 9-vjeçare, Adem Krasniqi në lagjen Fushë Mbret në Elbasan.

Në fjalën e tij, kryeministri Berisha ritheksoi se arsimi mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisë ndërsa premtoi më shumë investime në këtë fushë.

Arsimi është prioritet i qeverisë. Kemi ndërtuar dhe rindërtuar mbi1300 shkolla në të gjithë vendin. Do të bëjmë përpjekje për të përmirësuar infrastrukturën arsimore në vend. Këto vite përmirësimi i cilësisë në arsim ka kaluar edhe nivelin e fqinjëve tanë.Kemi rritur rrogat e mësuesve deri në 140 %, mandatin tjetër pagat e tyre do shkojnë në 700 dollarë. Kemi vendosur mbi 24 mijë kompjutera në shkolla, së shpejti do të arrihet standardi i vendeve të BE-së theksoi kryeministri duke shtuar se një vëmendje e veçantë do t`i kushtohet arsimit profesional.

Kryeministri iu referuar sërish deklaratave të opozitës për arsimin duke theksuar se në këtë fushatë po sulmohen padenjësisht mësuesit.

“Kemi ende shumë punë për të bërë por Shqipëria është e 3-ta në botë për shpejtësinë e ndryshimit. Në Elbasan do të ngrihet qendra më e rëndësishme e kualifikimit të mësuesve shtoi Berisha.

Më pas kryeministri ka inaguruar edhe bibliotekën  e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›