E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Shtetësi shqiptare çdo të huaji që investon 100 mijë euro

TIRANË- Kryeministri i vendit Sali Berisha deklaroi sot në mbledhje qeverie se cdo shtetas i huaj që investon mbi 100 mijë euro në Shqipëri, mund të marrë shtetësinë shqiptare.

“Në cështjet më kryesore është ligji për shtetësinë. Ligji duhet të rishqyrtohet, duhet të përcaktojmë standarte të reja, duke ruajtur të gjitha detyrimet që rrjedhin nga marrëveshjeja për heqjen e vizave. Shqipëria duhet të japë shtetësinë shqiptare të gjithë atyre shtetasve të huaj që investojnë mbi 100 mijë euro në territorin e saj”,- theksoi Berisha.

Shefi i qeverisë në fjëlën e tij nënëvizoi se ligji duhet të përfshijë dekretin për shtetësinë e miratuar në vitin 1994.
“Ligji duhet të përfshijë dekretin për shtetësin, i miratuar nga presidenti në vitet '94. Ligji do japë shtetësinë në përputhje që rrjedhin nga marrëveshja e heqjeve të vizave, duhet ta marrin të gjtihë qytetarët shqiptarë në përptuhje me dekretin e vitit 94. Shumë biznesmenë ma kanë kërkuar, por tani duhet tu jepet me ligj”,- theksoi Berisha.

LINJA E INTERKONJEKSIONIT VLORE- BRINDIZI
Ndër të tjera, në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha foli edhe për rëndësinë e vendimit për linjën e interkonjeksionit mes Vlorës dhe Brindizit, në mënyrë që në një të ardhme jo të largët energjia e rinovueshme të mund të eksportohet drejt Italisë.
Sipas kryeministrit, kjo nismë shkon plotësisht me filozofinë e qeverisë për liberalizimin e plotë të tregut të energjisë në Shqipëri.

Ndërkohë, shefi i qeverisë ritheksoi se procesi i privatizimit do të jetë një proces i pandalshëm.
“Në fillim le të finalizohen njëherë hidrocentralet e vogla, të fillojmë ndërtimin e 3 hidrocentraleve në kasakadën e Devollit dhe 9-8 në kasakadën e Vjosës, edhe për Vjosën interesi është shumë i madh. Prandaj dhe ky vendim për linjën e interkonjeksionit me Italinë është i një rëndësie të veçantë.”- vijoi më tej Berisha.

vijon Lidhje te tjera Berisha: Të ashpërsojmë ligjin që dosjet në hetim, mos dalin në pazar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›