E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bora në verilindje, vështirësi qarkullimi

KUKES-Banorët e zonës verilindore janë përballur sërish me rreshje gjatë natës së kaluar.Ato kanë prekur zonat e mbi 1000 metrave mbi nivelin e detit duke rritur vështirësitë e lëvizjes së mjeteve në rrugët e sapohapura nga dëbora e madhe që ra gjatë muajit shkurt.

Gjithsesi dëbora e rënë nuk ka qenë me intensitet të lartë, ndërsa trashësia e saj arrin në 10 – 15 centimetra. Dëbora e rënë nuk ka shkaktuar riizolimin e zonave të thella, por vështirësi në lëvizjen e mjeteve. Ulja e temperaturave dhe reshjet e shiut e dëborës ne zonën verilindore ka vështirësuar punën për rihapjen e akseve rrugore rurale që lidhin fshatrat. Lëvizja e mjeteve në segmentin e autostradës Morin- Kukës-Tunel është normale, ndonëse rënia e temperaturës ka rritur rrezikun nga akulli, gjë që po minimizohet përmes hedhjes së kripës përgjatë gjithë autostradës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›