E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Si do bind Obamen qe te vizitoje Shqiperine

Kryeministri Berisha, teksa ka mbyllur bursen ditore NSDAQ ne Nju Jork, eshte shprehur se do te ngrihet shume shpejt nje e tille dhe ne Shqiperi. Nderkohe Berisha ka treguar se si do te binde presidentin Obama te vizitoje Shqiperine, duke pasur dhe mbeshtetjen e zonjes se pare, Mishele. Kryeministri ka evidentuar dhe njehere mbeshtetjen e BE per integrimin dhe liberalizimin e vizave brenda vitit te parate te mandatit qeverises.

Zoti kryeminister ju dje keni mbyllur bursen e NASDAQ. Kur do te hapni bursen e Shqiperise?

Ishte nje moment solemn, me nje simbolike shume te fuqishme. Imagjinoni ju, kryeministri i Shqiperise te mbylle diten e burses me te fuqishme dixhitale te botes, me transparente, burses qe liston 3200 kompani te teknologjive me te avancuara, kompani qe kane ndryshuar faqen e botes. Natyrisht e para gje qe me erdhi nder mend, pervec suksesit te madh te kapitalizmit ishte NASDAQ-u shqiptar dhe kompanite shqiptare te listuara ne NASDAQ. Nga 35 vende ndodhen kompani te listuara. Kam besimin me te madh te gjenia e iniciatives se lire te biznesit shqiptar se nuk do te jete e larget dita, kur kompanite shqiptare te listohen me kompanite e tjera boterore ne bursen me te fuqishme me transparente, me dixhitale te planetit.

Keshilli i Sigurimit ka patur dje nje diskutim mjaft te rendesishem. Si e percollet?

Mendoj se momenti me kulmor dhe suksesi me i madh i ketij sesioni, ishte seanca e djeshme e Keshillit te Sigurimit, seance e cila u zhvillua nje dite pasi presidenti Obama, presidenti Sarkozy, presidenti Hu Jintao, presidenti Medvedev, kryeministri Gordon Braun shprehen qendrimet e vendeve te tyre per problemet madhore politike te botes. Ajo c'ka spikati ne fjalen e presidentit Barak Obama, i cili analizoi ne fjalen e tij 4 shtylla percaktuese per te ardhmen e njerezimit dhe si shtylle te pare Presidenti paraqiti carmatimin berthamor, si nje kusht percaktues per te zvogeluar aftesite vrasese te njeriut. Po ne kete linje, nje dite prapa, u mblodh Keshilli i Sigurimit, i kryesuar nga presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Barak Obama per shkakun se kryesine e keshillit e kane Shtetet e Bashkuara ne kete muaj dhe te pranishem qene kryetaret e shteteve apo qeverive te vendeve anetareve te perhershme te Keshillit te Sigurimit, por edhe presidente apo kryeministra te vendeve anetare te perkohshem te Keshillit te Sigurimit. Presidenti Obama beri serish nje ekspoze. Ne fjalen e tij, ku theksoi se per te per ardhmen e paqes dhe njerezimit nje rendesi paresore ka carmatimi berthamor. Fjala e tij u mbeshtet fuqishem nga kryetaret e vendeve dhe te qeverive te pranishem ne salle.

Zoti kryeminister, a mendoni te arrini ta bindni presidentin Obama ta vizitoje Shqiperine? Duket se keni gjetur tashme edhe nje aleate te forte, bashkeshorten e tij.

Une mendoj se presidenti dhe first lady, do te vizitojne Shqiperine dhe ajo cka une konstatova ne ate bisede te shkurter, ndjenjat me miqesore per Shqiperine dhe shqiptaret. Presidenti dhe zonja e pare na thane se ne ne Cikago kemi punuar me shqiptare dhe kemi pershtypjet me te mira. E sigurova Presidentin se ne Shqiperi do te gjeje nje komb mik qe e do shume presidentin Obama dhe Shtetet e Bashkuara dhe se vizita e tij pritet nga te gjithe shqiptaret.

A ka ndonje gje nuk shkon ne Bashkimin Evropian per sa i perket shqyrtimit te kerkeses se Shqiperise?

Absolutisht, ekziston vullneti i plote i ketyre vendeve dhe jam i bindur se shpejt do ta shqyrtojne dhe do te japin pergjigjen me te mire, pozitive per Shqiperine.

Edhe per vizat?

Edhe per vizat jam shume i sigurte. Ka nje skedule, ka nje axhende per to, e cila po zhvillohet sipas percaktimeve te perbashketa midis Shqiperise dhe Komisionit Evropian. Ne po ecim me pasaportat biometrike. Nuk mund te mohohet se kemi qene me mbrapa se vendet fqinje me keto dokumente qe jane shume te rendesishme dhe Komisioni Evropian ka tendencen ta vleresoje kete dhe jo ta injoroje nje te tille. Pra une jam fare optimist se nuk ekzistojme me probleme politike, jane teknikalitete qe kerkojne te zgjidhen dhe Shqiperia, brenda vitit te pare te mandatit te kesaj qeverie, do te marre vendimin per liberalizmin e vizave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›