E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kritiket e Rames, axhende takimesh me anetaresine

Levizja e Mendimit Ndryshe ka filluar turin e saj ne te gjithe Shqiperine. Keshtu pra, pas perurimit te kesaj levizje ne Tirane dhe disa dite me pare ne qytetin e Durresit, kjo levizje do te zhvilloje takimet edhe ne vendet e tjera te territorit tone. Qellimi i kesaj levizje eshte shpjegimi i bazes socialiste se pse mendojne qe bojkoti eshte rruga e gabuar qe po ndiqet nga grupi parlamentar i Partise Socialiste dhe se vendi i deputeteve eshte ne Parlament. Ende nuk ka nje axhende te parapercaktuar se ku do te zhvillohen takimet e radhes, por sipas perfaqesuesve te Levizjes se Mendimit Ndryshe, gjithcka do te organizohet hap pas hapi. LMN eshte themeluar nga 5 deputete socialist, Arben Malaj, Ben Blushi, Andis Harasani, Marko Bello dhe Kastriot Islami.

Pozicioni

"Nese ka nje faktor politik qe perfiton nga mungesa e opozites dhe nga dobesimi i opozites ne pergjithesi, ky eshte Sali Berisha dhe qeveria, e cila ka sot luksin te flase e vetme ne parlament, te marre cdo nisme ligjore antidemokratike ne Kuvendin e Shqiperise", vleresoi Ben Blushi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›