Meta, garanci per vizat dhe statusin ne BE
Zevendeskryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme, Ilir Meta, zhvilloi dje ne Nju Jork takime te vecanta me homologet e tij te Italise, Holandes, Hungarise, Australise, Salvadorit, Ukraines, Malit te Zi, Bahreinit. Njeheresh, ai mori pjese ne Konferencen per lehtesimin e hyrjes ne fuqi te Traktatit te Ndalimit te Plote te Provave Berthamore, CTBT. Ne takimin me homologun e tij italian, Fratini u shpreh optimist per marrjen, brenda ketij viti, te vendimeve te rendesishme e pozitive te BE-se, lidhur me Shqiperine. Po keshtu gjate takimeve me ministrat e Jashtem te Hungarise dhe te Holandes u diskutuan ceshtje qe lidhen me integrimin evropian te vendit, procesin e liberalizimit te vizave si dhe me intensifikimin e marredhenieve dypaleshe. Nga ana e tij, ministri i Jashtem, Meta vleresoi nivelin shume te mire te marredhenieve dypaleshe, me vendet respektive dhe njekohesisht u kerkoi kolegeve te tij evropiane, mbeshtetjen e tyre per aplikimin e Shqiperise, per statusin e kandidatit per anetar te Bashkimit Evropian, si dhe per perfshirjen e Shqiperise ne procesin e liberalizimit te vizave te BE-se, me vendet e rajonit. Nga ana e tyre, ministrat e jashtem i shprehen Metes sigurimet e mbeshtetjes se vendeve te tyre, per procesin integrues te Shqiperise ne BE dhe per liberalizimin e vizave.