E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana në film: 1914-1980

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit shfaq më 24 shkurt, ora 18.00, materiale të rralla arkivale nga qyteti i Tiranës.

Është kolazh 21 minuta me materiale filmike pa zë, të shoqëruara me muzikë, të periudhës 1914-1980: Ura e Tabakëve, tyrbja e vjetër, xhamia, pazari i vjetër, ndërtimi i shtratit të përroit Lana, rrugët kryesore të qytetit, ansambli i ministrive, ndërtimi i Korpusit Universitar, i Pallatit të Kulturës, Muzeut Historik Kombëtar, Hotel Tiranës, Parkut Rinia etj..

Projeksioni bëhet në bashkëpunim me Klubin Diplomatik Mirësevini në Tiranë në kuadër të 92-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet.

Shfaqet me këtë rast edhe reportazhi Motive nga dita e diel, 23, i regjisorit Dhimitër Anagnosti, prodhuar nga Kinostudio Shqipëria e re në vitin 1973, i xhiruar me kamera të fshehtë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›