E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Slogani i PD-se Ju jeni te paret

Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike është duke u përgatitur për një fushatë të suksesshme zgjedhore. Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha theksoi se slogani i këtyre zgjedhjeve do të jetë “Ju jeni të parët”, duke pasur parasysh qytetarin.


“Kurrë ndonjëherë ne nuk shkojmë drejt një proçesi zgjedhor më konsensual se këtë radhë. Kjo është një premisë e shkëlqyer për të marrë rezultatin që ne presim. Është bërë një punë e madhe dhe e studiuar. Grupet e ekspertëve po punojnë për sloganin. Mesa duket slogani buron nga shpirti i vetë programit të qytetarit, për qytetarin, me qytetarin. Ne përqendrohemi bashkë me ta për të gjithë problematikën e këtyre zgjedhjeve. Slogani pothuajse përfundimtar është: ‘Ju jeni të parët’”, theksoi Berisha.

Sipas kryeministrit, ekspertët janë duke gjetur edhe kolonën zanore që do të shoqërojë këtë fushatë.

“Po bëhen përpjekje të shumta për të zgjedhur hymnin më të bukur ndërkombëtar që t’i përshtatet tërësisht shpirtit të programit tonë të qytetarit”, theksoi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›