E Hënë, 2 Nëntor 2026

Berisha: Solidaritet me vendet e Gjirit Persik, dënojmë sulmet e regjimit të ajatollahëve

TIRANË, 1 mars/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu sot solidaritetin me vendet e Gjirit Pesik, ndërsa dënoi sulmet e Iranit kundër tyre.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Berisha i konsideroi këto sulme si akte të mirëfillta agresioni.

Sipas tij, “regjimi autokratik i Teheranit ka zgjedhur si rrugë mbijetese agresionin e çmendur ndaj vendeve të Gjirit Persik, Katarit, Emirateve të Bashkuara, Arabisë Saudite, Kuvajtit dhe Bahreinit”.

“Partia Demokratike shpreh solidaritetin e plotë ndaj këtyre vendeve mike dhe dënon me forcën më të madhe sulmet e regjimit të Ajetullahëve kundër tyre si një akt të mirëfilltë agresioni ndaj tyre”, u shpreh Berisha.

Pas vrasjes të udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, avionët luftarakë iranianë kanë bombarduar bazat amerikane në Lindjen e Mesme.

/m.m/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›